Sipas MeteoAlb: Masat ajrore te paqendrueshme kanë diktuar gjate paradites mot me vranësira në të gjithë vendin, duke gjeneruar reshje shiu e dëbore më të dendura përgjatë kufirit lindor. Pasditja dhe nata sjellin përmirësim të motit, me kthjellime dhe vranësira në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -9°C zonat malore deri në 13°C në bregdet.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 28 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë. /acbnews.al

