Rajoni i Detit Mesdhe, Evropa Qendrore dhe Evropa Veriore paraqitet me mot të kthjellët . Ndërsa ndikimi i motit të vranët dhe rrebeshe shiu vijon në Evropën Verilindore dhe atë Lindore.
Sipas MeteoAlb: Deri në orët e pasdites moti mbetet i kthjellët dhe i nxehtë në të gjithë Shqipërinë por në verilindje dhe juglindje shfaqen vranësira kalimtare. Edhe nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por rënie të lehtë sjellë mesdita duke u luhatur nga 17°C deri në 37°C maksimumi.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 4 ballë./abcnews.al