Moti – E enjte, 7 Mars 2019

schedule17:59 - 7 Mars, 2019

schedule 17:59 - 7 Mars, 2019

Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës do të dominohen nga  kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin. Ndërsa pasditja dhe nata Mbeten me kthjellime në zonat e ulëta, por vranësira të shpeshta në zonat malore.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por rriten lehtë në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C deri në 23 °C. Era do fryjë mestare në tokë deri e fortë në det  me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi Jugor- Jugperëndimor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!