Moti – E enjte, 5 Shtator 2019

schedule08:15 - 5 Shtator, 2019

schedule 08:15 - 5 Shtator, 2019

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta mbizotërojnë në të gjithë territorin deri në orët e pasdites kur në zonat veriore-verilindore parashikohet zhvillim i vranësirave dhe rrebeshe shiu të izoluar. Por sërish mbrëmja largon vranësirat e dendura nga vendi.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 32°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 3 ballë. /abcnews.al