Moti – E enjte, 4 Prill 2019

schedule23:08 - 4 Prill, 2019

schedule 23:08 - 4 Prill, 2019

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore të paqëndrueshme do të diktojnë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të shpeshta deri në mesditë në të gjithë vendin, më të dukshme vranësirat paraqiten në Veri dhe zonat Lindore.

Ndërsa pasditja sjell shtim të vranësirave dhe reshje të izoluara në ekstremin Verior dhe përgjatë kufirit Lindor. Por orët e natës do të shtrijnë reshjet e shiut në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit kanë pësuar rënie të lehtë në mëngjes por mesdita sjell rritje duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 3°C në 23°C.

Era do fryjë mesatare në tokë deri e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!