Moti – E enjte, 30 Maj 2019

schedule17:45 - 30 Maj, 2019

schedule 17:45 - 30 Maj, 2019

Sipas MeteoAlb: Territori shqiptar edhe sot ka vijuar nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, për pasojë: në pjesën me të madhe të vendit gjatë mesditës priten shira, ku më të dukshëm paraqiten në verilindje dhe Zonat qendrore. Pasditja sjell kthjellim gradual, duke lënë me vranësira zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit janë ulur lehtë në mëngjes, por mesdita mbetet thuajse konstante duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 9°C zonat malore deri në 26°C në zonat e ulëta.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 30 km/h, nga drejtimi jugor-jugperëndimor, ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2-3 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!