Sipas MeteoAlb, pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta. Ndërsa pjesa e dytë e ditës shton vranësirat duke sjellë rrebeshe shiu dhe stuhi breshëri në zona të izoluara të vendit. Mbrëmja sjell përmirësim të kushteve atmosferike në vendin tonë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga 16°C deri në 36°C. Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë./ABC News Albania 24/7