Moti – E enjte, 25 Prill 2019

schedule22:52 - 25 Prill, 2019

schedule 22:52 - 25 Prill, 2019

Sipas MeteoAlb: Alternime kthjellimesh të shpeshta dhe vranësira të pakta do të paraqitet moti deri në mesditë ku vranësirat zhvillohen në zonat malore, kryesisht në Juglindje të vendit. Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore, ndërsa mbeten të dukshme vranësirat në zonat malore ku do të ketë shira të izoluar.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por dhe mesditë, duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 9°C deri në 29°C. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!