Moti – E enjte, 20 Qershor 2019

schedule09:03 - 20 Qershor, 2019

schedule 09:03 - 20 Qershor, 2019

Sipas MeteoAlb: Zonat e ulëta dhe bregdetare paraqiten me kthjellime gjatë gjithë ditës por vranësira kalimtare mbeten në zonat Veriore dhe Lindore.

Ndërsa mesdita dhe orët vijuese sjellin shtim i vranësirave në zonat malore duke gjeneruar herë pas-here rrebeshe shiu dhe stuhi afat-shkurtra breshëri. Mbrëmja sjell sërish mot të kthjellët në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mbeten konstante në mesditë më e ndjeshme në zonat malore duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 15°C deri në 33°C. Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!