Sipas MeteoAlb: Kthjellimet dominojne gjatë paradites në Veri dhe zonat qendrore, ndersa Jugu dhe Juglindja mbeten me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme. Pasditja dhe mbrëmja paraqiten me kthjellime e vranësira kalimtare në zonat Perëndimore, por vranësira më të dukshme kalojnë herë pas here në zonat Lindore. Temperaturat e ajrit do të ruajnë vlera thuajse konstante në mëngjes dhe mesditë ndërsa ekstremet termike variojnë nga 6 në 28°C. Era do fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë./abcnews.al