Moti – E diel, 6 Maj 2018

schedule10:44 - 6 Maj, 2018

schedule 10:44 - 6 Maj, 2018

Sipas MeteoAlb, me kthjellime e vranësira të shpeshta paraqitet bregdeti, por vranësira dhe shira të herë pas hershëm do ketë në pjesën më të madhe të vendit. Edhe pasditja vijon me vranësira të shpeshta dhe shira të dobët deri mesatarë thuajse në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit rriten lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës në të gjithë vendin, më e ndjeshme në zonat qendrore dhe jugore.

Era do vijojë të fryjë deri mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë./abcnews.al