Sipas MeteoAlb: Paraditja mbetet me vranësira të dendura, por reshje të pakta në veri dhe qendër, ndërsa gjatë mesditës vranësirat largohen gradualisht nga territori.
Pjesa e dytë e ditës karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta në të gjithë territorin shqiptar, kushte që mbeten dominante edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të ulen me 4°C gjatë mëngjesit, por një rënie më të moderuar do të shënojnë temperaturat e mesditës.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 3 – 4 ballë./abcnews.al