Moti – E diel, 4 Gusht 2019

schedule08:00 - 4 Gusht, 2019

schedule 08:00 - 4 Gusht, 2019

Pjesa më e madhe e Evropës vijon në ndikimin e motit të kthjellet dhe temperaturave relativisht të larta. Ndërsa Alpet Evropiane si edhe zonat përreth tyre paraqiten me vranësira të dendura dhe rrebeshe shiu, herë pas here të shoqëruar me stuhi të forta ere.

Sipas MeteoAlb: Territori shqiptar gjate gjithë ditës paraqitet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellet të jetë dominant. Përjashtim bëjnë zonat malore të cilat do të kenë herë pas-here vranësira të lehta.

Temperaturat e ajrit do te pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale duke u luhatur nga 13°C deri në 34°C.

Era do fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior – Veri-perëndimor duke krijuar në det dallgëzim 3 – 4 ballë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!