Sipas MeteoAlb, moti dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në Jug dhe zonat qendrore, por vranësira më të shpeshta do të ketë në zonat veriore.
Pasditja fuqizon vranësirat në veri – verilindje, ku priten rrebeshe të shkurtra shiu, por kthjellime e vranësira kalimtare dominojnë pjesën më të madhe të vendit; kthjellime të theksuara do të ketë në zonat jugore.
Temperaturat e ajrit rënie të lehtë në orët e para të ditës, por vijojnë thuajse pa ndryshime gjatë mesditës, kur maksimumi mbetet 32°C. Era do të fryjë e lehtë dhe deri mesatare në zonat jugore, me shpejtësi 32 km/h nga veriperëndimi, duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë./abcnews.al
Prezantoi: Fioralba Dizdari