Sipas Meteoalb, pjesa e parë e ditës paraqitet me kthjellime në të gjithë vendin, ndërsa mesdita dhe në vijim pasditja sjellin kalime vranësirash në zonat malore por pa shi. Nata vijon në të njëjtat kushte atmosferike.
Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 7°c vlerat minimale deri në 28°c vlera maksimale. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi jugor duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë./abcnews.al

