Moti – E diel, 18 shkurt 2018

schedule09:02 - 18 Shkurt, 2018

schedule 09:02 - 18 Shkurt, 2018

Sipas MeteoAlb, këtë të diel moti do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në të gjithë vendin.

Pasditja dhe mbrëmja do të vijojnë me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta kryesisht në veri të vendit duke rrezikuar nga reshje të pakta dhe të izoluara dëbore.

Temperaturat e ajrit do rriten lehtë gjatë mëngjesit, por mesdita do të ruajë vlera termike të pa-ndryshuara ku maksimumi ngjitet në 15 – 16°C.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në veri, duke arritur shpejtësi 45 km/h nga drejtimi perëndimor, ndërsa në det do të gjenerohet dallgëzim 3 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!