Sipas MeteoAlb: Moti i vranët dhe shira do të paraqitet mëngjesi i së dielës, por gradualisht vranësirat largohenm duke bërë që ultësira perëndimore të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët ndërsa zonat malore mbeten me vranësira dhe shira të izoluar.
Temperaturat e ajrit do të ulen me të paktën 2°C në të dy vlerat ditore duke u luhatur nga 14°C minimumi deri ne 31°C maksimumi. Era do fryjë mesatare deri e fortë me shpejtesi 60 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 5 ballë./abcnews.al