Moti – E diel, 12 Maj 2019

schedule10:25 - 12 Maj, 2019

schedule 10:25 - 12 Maj, 2019

Sipas MeteoAlb: vijon ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme me vranësira të dendura dhe kthjellime të pakta, ku herë pas here do të gjenerojnë shira të dobët. Ndërsa pasditja do të sjellë fuqizim të vranësirave, duke gjeneruar shira lokalisht intensiv në jug të vendit si dhe shira të intensitetit mesatar në pjesën tjetër të vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mesdita sjellë rënie të temperaturave duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 9°C deri në 25°C. Era do fryjë mesatare në tokë, por e fortë në det me shpejtësi mbi 60 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor, duke krijuar në det dallgëzim 6 ballë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!