Moti – E diel, 11 Mars 2018

schedule09:59 - 11 Mars, 2018

schedule 09:59 - 11 Mars, 2018

Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësira të lehta do të dominojnë motin në të gjithë vendit gjatë paradites dhe pasdites.

Por mbrëmja sjell vranësira të fuqishme duke gjeneruar gjatë natës shira të konsiderueshëm në pjesën më të madhe të territorit shqiptar.

Temperaturat e ajrit sjellin një tjetër rritje me të paktën 2°C në të dy ekstremumet termike ditore duke ngjitur maksimumin në 24 – 25°C.

Era do të fryjë mesatare në tokë, por e fortë në det, me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugor, duke gjeneruar në det dallgëzim 3 – 4 ballë.

Prezantoi: Fioralba Dizdari

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!