Sipas parashikimeve nga meteorologët, moti pritet të përkeqësohet në orët në vazhdim.
Bashkia e Vlorës i ka bërë apel qytetarëve të saj të shmangin lëvizjet e panevojshëm me automjet në akset problematike si edhe parkimin e automjeteve në to.
Në njoftim thuhet se reshjet e shiut do të intesifikohen në vazhdim dhe do të shoqërohen me stuhi të forta.
Njoftimi:
Bashkia vlore—?Të nderuar qytetarë!
Parashikimet e meterologëve paralajmërojnë mot të përkeqësuar.
Reshjet e shiut do të intensifikohen në vazhdim të shoqëruara dhe me stuhi te forta, për këtë arsye do t’ju luteshim të shmangni lëvizjet e panevojshme me automjete në akset problematike si dhe parkimin e automjeteve në to.
Paralajmërimet e meteorologëve për fortuna kërkojnë të jemi të kujdesshëm! Për çdo nevojë urgjente kontaktoni me Shërbimet Publike të Bashkisë dhe Ujësjellës Kanalizime.
Kujdesuni për veten dhe familjet tuaja!r.t/abcnews.al