Sipas MeteoAlb 14 dhejtor: Orët e para të ditës paraqiten me vranësira dhe reshje shiu e dëbore në të gjithë territorin, më të dendura në rajonin Jugor – Juglindor. Pasditja dhe mbrëmja vijojnë në kushte të paqëndrueshme atmosferike me vranësira të dendura dhe reshje të dobëta shiu dhe dëbore në zonat malore.
Sipas MeteoAlb 15 dhjetor: Mbetemi nën dominimin e masave ajrore te paqëndrueshme duke ndikuar vranësira dhe shira ne territor, ne zonat malore do të ketë reshje të pakta dëbore. Më të dendura shirat paraqiten në zonat perëndimore. Pjesa e dytë e ditës sjell përmirësim gradual të motit duke rikthyer kthjellimet në vend, përjashtuar ekstremin verior i cili mbetet me reshje të izoluara dëbore./abcnews.al