Moti përvelues i fundit të qershorit dhe fillimit të korrikut ka ndryshuar që dje. Reshje të përkohshme dhe stuhi të lehta mbizotërojnë në shumë zona të vendit. Deri në fillim të javës së ardhshme do të jetë mot i paqëndrueshëm.
Retë do të largohen nga qielli i territorit shqiptar të enjten. Bashkë me to dhe temperatuarat e larta që përjetuam në fillim të muajit. Por ditë të tilla nuk do të na shoqërojnë gjatë.
Meteorologët parashikojnë rikthim të reshjeve të shiut në zonat malore gjatë fundjavës.
Ndërsa termometri nuk pritet t’i kalojë 31 gradë celcius.
Sa i përket vranësirave dhe rrebesheve të shiut që përfshinë vendin të mërkurën meterologët shpjegojnë se ishin pasojë e disa ditëve radhazi me temperatura shumë të larta. Megjithëkëtë mesi i këtij muaji sipas meterologëve pritet të jetë më i freskët se dhjetë ditëshi i parë i tij. Ditët e nxehta parashikohet të rikthehen në fund të korrikut. /ABC News Albania 24/7