Shqipëria
Vendi ynë mbizotërohet nga masa ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë në të gjithë territorin e vendit deri në orët e pasdites, ku vranësirat do të shfaqen si fillim në zonat malore dhe gradualisht në pjesën më të madhe të territorit, më të dendura në ekstremin verior dhe zona të izoluara në qarkun e Elbasanit. Po ashtu do të ketë shtim të lagështirës në ajër duke bërë që temperaturat të ndjehen edhe më të larta.
Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 21°C deri në 40°C. Era do te fryjë mesatarisht me shpejtesi mbi 30 km/h nga drejtimi perëndimor dhe veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 – 3 ballë.
Kosova
Deri në mesditë, Kosova dominohet nga mot i kthjellët dhe i nxehtë, por pas-mesdite pritet kalim i vranësirave të lehta në pjesën më të madhe të Kosovës, më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin Verior dhe Veriperëndimor. Parashikohet që në mbrëmje vonë dhe gjatë natës vranësirat të largohen gradualisht duke ja lënë vendin motit të kthjellët në të gjithë territorin e Kosovës. Temperaturat e ajrit do të ngjiten deri në 36 gradë C në orët e mesditës.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV mbtet në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta gjatë orëve të paradites, por pjesa e dytë e ditës do të sjellë kalim të vranësirave nëpër të gjithë MV, më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Jugperëndimore, por nuk priten reshje. Kjo situatë e qëndrueshme atmosferike do të na shoqërojë gjatë natës në të gjithë Republikën e MV. Temperatura më të larta do të shënohen në Shkup dhe Manastir deri në 38 gradë C.
Rajoni dhe Evropa
Zhvillimi i një qëndre të fuqishme ciklonare mbi rajonin e Balltikut do të sjellë reshje të dendura shiu si edhe stuhi të forta ere në Europën Veriore dhe veriperëndimore. Po ashtu, stuhitë tropikale do të vijojnë të jenë prezente në pjesën më të madhe të Europës Qëndrore duke sjellë mjaft probleme. Ndërsa e gjithë pjesa tjetër e Europës do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta ku problematike situata paraqitet në gadishullin e Ballkanit, Italinë Jugore si edhe brigjet e Greqisë ku priten temperatura mbi 40 gradë C si pasoje e valëvë te nxehtit Afrikan.