Do të vijojë territori Shqiptar nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë gjatë gjithë paradites; por pjesa e dytë e ditës do të ketë herë pas here kalime vranësirash ku më të theksuar do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore duke sjellë momente me flokë dëbore; Parashikohet që të njëjtat kushte atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës;
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera minimale në Bulqizë deri në 12°C vlera maksimale në Durrës dhe Sarandë.
Era do të fryjë e lehte dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.
Kosova
Edhe Republika e Kosovës; do të paraqitet me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites, por pas-mesditës dhe në vijim; vranësirat do të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e Kosovës ku më të theksuara do të jenë në zonat veriperëndimore;
Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të sjellin përmirësim të kushteve atmosferike në të gjithë Kosovën.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen si në vlerat minimale edhe maksimale duke u luhatur nga -6°C vlera më e ulët në Mitrovicë deri në 6°C vlera më e lartë në Prizren e Gjakovë. Era do të fryjë e lehtë paradite POR deri mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.
Maqedonia e Veriut
Republika e MV përgjatë gjithë 24-orëshit; do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë, por orët e pasdites do të sjellin herë pas here vranësira të shpeshta, por nuk priten reshje; Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës; vranësirat të largohen nga i gjithë territori i MV;
Temperaturat e ajrit do të ulen sërish si në vlerat minimale edhe ato maksimale duke u luhatur nga -4°C vlera minimale në qytetin e Ohrit deri në 7°C vlera maksimale e cila do të shënohet sërisht në Shkup. Ndërkohë; ERA do të paraqitet e lehtë deri mesatare duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verilindor.
Europa
Zhvillimi i një qendre të fuqishme Ciklonare përkatësisht në veri-verilindje të kontinentit Europian me ndikim deri në qendër; do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në; Europën qendrore, rajonin e Baltikut si edhe Europën Veriore duke sjellë; reshje të dendura dëbore.
Po ashtu; me vranësira; rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere do të ketë në Brigjet e Egjeut, ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit të Europës do të paraqitet nën ndikimin e masave ajrore me origjinë kontinentale duke kushtëzuar; mot të kthjellët dhe temperatura të ulëta.