Mot i kthjellët gjatë javës, nga e mërkura temperaturat rriten deri në 35 gradë

schedule08:23 - 14 Qershor, 2021

schedule 08:23 - 14 Qershor, 2021

Meteorologia Adiola Bami, shprehet se vendi ynë sot do të paraqitet kryesisht me kthjellime dhe vranësira të lehta gjatë orëve të mesditës dhe pasdites në zonat malore.

Ndërkohë reshje të papërfillshme shfaqen në skajin verior-verilindor.

Pasditja sërish përmirëson kushtet e motit në këtë pjesë të Shqipërisë duke bërë që nga e marta në vijim të presim mot të kthjellët në të gjithë territorin shqiptar.

Sa i përket temperaturave të ajrit sot edhe nesër do të mbetemi me mot të freskët, kryesisht gjatë mëngjesit ku vlerat termike shënojnë 8 apo 9 gradë celsius në zonat malore, ndërsa maksimumi jo më shumë se 30-31 gradë celsius.

Ndërsa duke filluar nga dita e mërkurë e në fundjavë pritet rritje e ndjeshme e temperaturave të ajrit deri në 34-35 gradë celsius.

Ndërsa në territorin e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut sot mbetemi me mot të paqëndrueshëm pasi paraditja dhe mbrëmja paraqiten me mot të kthjellët, ndërsa mesdita dhe pasditja na sjellin zhvillim të vranësirave. Nga dita e martë dhe në vijim pritet mot i kthjellët gjatë gjithë javës.

Në Kosovë dhe territorin e Maqedonisë temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje. Vlerat ditore sot dhe nesër do të luhaten nga 9 gradë celsius deri në 23 gradë celsius.

E marta dhe e gjithë java, në vijim sjell rritje të ndjeshme të temperaturave të ajrit duke bërë që deri në fundjavë termometri të ngjitet në 30 gradë celsius./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!