Mot i kthjellët dhe i ftohtë, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë

schedule07:32 - 26 Nëntor, 2024

schedule 07:32 - 26 Nëntor, 2024

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë; mot të kthjellët dhe të ftohtë ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në vijën bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të pakta do të jenë zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herë pas-hershme në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në të dy vlerat ekstremale duke u luhatur nga -2°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit.

Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi permanent Lindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.

Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore – veriperëndimore. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat  do të bëhen të dukshme pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten si në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -5°C vlera më e ulët deri në 7°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë gjatë gjithë ditës me shpejtësinë deri në 25 km/h nga drejtimi permanent Lindor.

Pritet një rritje e lehtë e  vlerave Barike duke sjellë mot të kthjellët, por më të ngrohtë në republikën e RMV.  Parashikohet që pasditja, të sjellë kalime vranësirash kryesisht në të gjithë RMV ku më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Juglindore; megjithatë nuk priten reshje; Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten si në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur duke u luhatur nga -5°C vlera minimale deri në 9°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës  me shpejtësinë deri në 25 km/h nga drejtimi permanent Lindor.

Do të vijojë Europa Veriore dhe ajo Lindore nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm KU vranësirat dhe reshjet e dendura të dëborës do të jenë prezente. Po ashtu; Europa Qendrore do të përfshihet nga një sistem i fuqishëm vranësirash duke sjellë rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere, ndërsa vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme në pjesën më të madhe të kontinentit Europian duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!