Mot i keq në Vlorë, humb jetën një 67-vjeçar

schedule15:28 - 17 Mars, 2018

schedule 15:28 - 17 Mars, 2018

Një 67-vjeçar ka humbur jetën, pasi u godit nga një vetratë xhami në Vlorë. Shkëputja e saj ndodhi për shkak të erës së fortë. Ndërsa në disa qytete nga rrëzimi i pemëve janë dëmtuar mjete dhe bllokuar rrugë.

Moti i keq shkaktoi viktimën e parë në Vlorë. Një 67-vjeçar ndërroi jetë në spital pasi u godit nga një vetratë xhami.
Ajo u shkëput nga një subjekt tregtare për shkak të erës së fortë dhe goditi të moshuarin, Ramadan Kaçi, që po kalonte aty prane. Ngjarja ndodhi në lagjen “28 Nëntori” të qytetit të Vlorës. Dëme pësoi edhe një automjet që ndodhej i parkuar pranë zonës, ku ndodhi ngjarja.

Nga era e fortë janë rrëzuar edhe disa palma në qytetin bredgetar duke dëmtuar mjetet. Kapiteneria e portit tëVlorës ka urdhëruar që të gjitha mjetet lundruese dhe ato të peshkimit të mos dalin në det për shkak të kushteve të këqija atmosferike. Trageti i linjës Vlorë-Brindizi gjatë dites së shtunë nuk do të kryejë itenerarin e zakonshëm dhe të dielën rinisin lundrimet.

Kurse në portin e Durrësit është pezulluar lundrimi vetëm për anijet e peshkimit.

Në Fier raportohen defekte me linjën e furnizimit me energji elektrike në disa zona. Ndërsa në qytet dhe fshtatra janë rrëzuar disa pemë, duke dëmtuar automjete dhe bllokuar rrugë.

Edhe në Berat kanë rënë disa pemë dhe pisha pranë pedonales së qytetit. Nga rrëshqitjet e dherave në zonen e Bogovës është dëmtuar ujësjellësit, duke lënë pa ujë Betarin dhe Kuçovën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!