Mosrespektimi i masave anti-Covid, gjobiten 2 biznese, mbyllet fasoneria e institucioni publik

schedule12:29 - 15 Korrik, 2020

schedule 12:29 - 15 Korrik, 2020

Task- Forca anti-COVID vijon punwn nw terren. Njoftohet se janw kryer rreth 1584 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit pwr zbatimin e protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së virusit.

Nga kontrollet janë marrë në total 4 masa administrative: 2 masa me gjobë në furrë buke, “call center” dhe 2 masa administrative për pezullim aktiviteti në fasoneri dhe institucion publik.

Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarkun Tiranë, Dibër, Gjirokatsër, Fier.

Njoftimi:

15 Korrik/

Task- Forca anti-COVID ka vijuar punën në terren me masa të shtuara për kontrollin dhe monitrorimin e zbatimit të protokolleve të sigurisë për frenimin e përhapjes së infeksionit COVID-19.

Në 24 orët Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me grupet e tjera të Task Forcës: Inspektoratin e Punës, AKU, Policinë e Shtetit, realizuan 1584 inspektime dhe monitorime në të gjitha qarqet e vendit.

Nga kontrollet janë marrë në total 4 masa administrative: 2 masa me gjobë në furrë buke, call center dhe 2 masa administrative për pezullim aktiviteti në fasoneri dhe institucion publik;

Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarkun Tiranë, Dibër, Gjirokatsër, Fier. Në total gjatë kësaj periudhe janë kryer rreth 112 mijë inspektime dhe monitorime dhe janë vendosur mbi 400 masa administrative.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore. Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet sipas ligjeve në fuqi.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për vetëndërgjegjësim nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave të vendosura: Kur dilni, qëndroni në distancë fizike prej të paktën 1.5 metër, lani shpesh duart, përdorni maska ose barriera mbrojtese, dezinfektoni objektet dhe ajrosni ambientet ku qëndroni. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!