Moska reagon për situatën mes Koresë së Veriut e SHBA

schedule13:37 - 30 Nëntor, 2017

schedule 13:37 - 30 Nëntor, 2017

Veprimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Koresë së Veriut janë të qëllimshme dhe provokuese. Ka qenë kjo deklarata e ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov duke theksuar se rruga e sanksioneve tashmë mund të quhet e ezauruar. Lajmi është publikuar nga agjencia ruse e lajmeve Tass. Në përshkallëzimin e tensionit mes Penianit dhe Uashingtonit ka ndërhyrë dhe Kina duke përsëritur se është kundër ndërhyrjes ushtarake dhe se mbështet paqen dhe stabilitetitn në rajon

Ministri i jashtëm rus Lavrov ndër të tjera tha se veprimet më të fundit të Uashingtonit duket se synojnë qëllimisht që të provokojnë reagime t ëashpra nga ana e Penianit. LAvrov iu referua deklaratës së Pentagonit sipas të cilës në dhjetor do të mbahen stërvitje ushtarake të jashtëzakonshme. Sipas tij cdo gjë bëhet në mënyrë që Kim Jong Un të humbasë durimin dhe të ndërmarrë një veprim të rrezikshëm.

LAvrov kërkoi që amerikanët tu shpjegojnë të gjithëve se cfarë duan  të arrijnë. Nëse duan të gjejnë një pretekst për të hkatërruar Korenë e Veriut atëherë duhet ta thonë hapur në mënyrë që dhe Rusia të marrë vendimin e saj.

Ministri i jashtëm rus u shpreh i zhgënjyer nga administrata Trump duke thënë se nuk ndryshonte shumë nga ajo e Obamës në lidhje me qasjen ndaj Rusisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!