Moska reagon ndaj deklaratave të Hoyt Brian Yee në Beograd: Provokoi rëndë

schedule11:57 - 26 Tetor, 2017

schedule 11:57 - 26 Tetor, 2017

Ministria e jashtme ruse reagoi ndaj deklaratave të ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Ji në Beograd, duke thënë se diplomati amerikan ka provokuar rëndë dhe zse i takon Serbisë të vendosë për zhvillimin e marrëdhënieve me Rusinë. Askush nuk duhet ndalojë Serbinë në zhvillimin e marrëdhënieve frytdhënese me Rusinë. Ka qenë ky reagimi i Moskës ndaj deklaratave të ndihmës sekretarit amerikan të shtetit Hoit Brajan Ji në Beograd. Ministria e jashtme ruse në reagimin e saj të shpërndarë për media theksonte se deklaratat e diplomatit amerikan ishin provokuese me synimin për të dëmtuar bashkëpunimin mes Serbisë dhe Rusisë. Në reagimin zyrtar thuhej ndër të tjera se diplomati amerikan i kërkoi në mënyrë të prerë Beogradit të rivlerësonte bashkëpunimin me Rusinë dhe të përqendrohej vecanërisht në afrimin me Bashkimin Europian. Ministria e jashtme ruse nënvizohej se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë anëtar në Bashkimin Europian dhe kjo ndoshta është një nga arsyet që nuk e kuptojnë se shumë vende të Bashkimit Europian janë përfshirë në një shkallë të gjerë bashkëpunimi me Rusinë. Deklarata bëhet dhe më e ashpër në pjesën ku amerikanët janë injorantë për sa i përket asistencës që Rusia i kishte dhënë Serbisë dhe vendeve të tjera europiane përfshirë dhe atyre anëtare të NATO-s. ‘I kërkojmë kolegëve amerikanë që të mos imponojnë stereotipet e tyre ideologjike armiqësore që minojnë themelet e qëndrueshmërisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimin në Ballkan dhe Europë,” përfundon deklarata e Ministrisë së jashtme ruse