Mosdeklarimi i pagave, Rama paralajmëron sërish sipërmarrësit, zbulon letrën për punonjësit

schedule17:19 - 5 Janar, 2022

schedule 17:19 - 5 Janar, 2022

“Të gjithë sipërmarrësit që abuzojnë duhet të vetërregullojnë pagat deri më 20 janar, ndryshe do përballen me penalitete.” Ky ka qenë mesazhi i parë i kryeministrit Edi Rama për sipërmarrës dhe biznese që kryejnë manipulime me deklarimin e pagave të punonjësve.

Drejtoria e Tatimeve ka dërguar disa letra tek bizneset që dyshohet se kryejnë evazion ndërsa sipas Ramës, një letër është dërguar edhe tek punonjësit që dyshohet se marrin para në dorë në kundërshtim me ligjin.

Duke u ndalur tek problematika e deklarimit të pagave Rama ka theksuar se çdo shkelje është grabitje e sistemit të pensioneve për qytetarët.

“Kemi pagë minimale 32 mijë lek. I rikthehem daljes së të dhënave. Duke qëndruar tek aspekti që ka të bëjë me administrimin e këtij sistemi. Për të nxjerrë në pah se si ka ndodhur dhe për të ndëshkuar fajtorët, por flas për sistemin e pagave dhe kjo ka ndihmuar një qartësi në një masë të gjerë të njerëzve lidhur me çfarë po ndodh dhe pse masat që duam të marrim janë të duhura. Tatimet kanë dërguar letër për ata të dyshuar për evazion dhe u është kërkuar të vetë rregullojnë deklarimin deri në 20 janar. Ndërkohë u është bërë e qartë që letra do u shkojë edhe punonjësve. Ka shkelje penale që shkojnë deri në dënim në burg. Të reflektojnë seriozisht se ne duam klimë pozitive dhe sa më të favorshme. Në asnjë mënyrë të goditet paga e punonjësve apo pensionet e tyre. Kemi të bëjmë me grabitje të skemës së pensioneve.” tha Rama.

“Tema tjetër është ajo e dhënies e pagave ashtu sic deklarohen. Pasi ka raste abuzimi dhe ne do të bëjmë ndërhyrje të vazhdueshme duke shkuar deri në sanksione të forta për abuzuesit me pagat e punonjësve.” tha Rama.

/abcnews.al/