Mos vallë Beniada sapo zbuloi arsyen e ndarjes së Beatrix dhe Donaldit?

schedule15:21 - 24 Shkurt, 2022

schedule 15:21 - 24 Shkurt, 2022

Beatrix Ramosaj dhe Donald Veshaj vazhdojnë të komentohen dhe pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Dy ditë më parë, këngëtarja nënkuptoi se romanca mes tyre, që lindi brenda shtëpisë së famshme, ka mbaruar. Dyshimet nisën pasi nuk qëndruan për asnjë moment bashkë në aftër party-n e BBV.

Këngëtarja bëri gjithashtu “unfollow” aktorit të humorit shoqëruar me pas me një postim të dyshimtë që nënkuptoi se gjithçka kishte marrë fund. Së fundmi, ka qenë Beniada që ka folur për dyshen, ku është shprehur se Donaldi është mërzitur shumë kur Trixa refuzoi darkën dhe nuk hyri në shtëpinë e famshme.

“Pashë brenda shtëpisë nga ana emocionale, shumë emocione. Pashë një çift, pashë një vajzë që emocionohej që shikonte një djalë, me shkëlqim, me sytë plot me lot. Nuk mendoj se ky është aktrim. Donaldi u mërzit që nuk erdhi Trixa, e pashë që u mërzit shumë. Për mua ka qenë tërheqje fizike, por ndonjëherë nuk mjafton”, tha ajo.

Trixa refuzoi darkën pas një batute nga Ermal Mamaqi dhe Salsano Rrapi. Kur mori vesh se mund të jetë larguar jashtë me pushime, Donaldi tha se “Unë nuk i flas më asaj nëse e ka bërë këtë gjë.”Aktori i humorit mund të ketë menduar se veprimi i saj do ta nxirrte keq në syrin e publikut. Të jetë kjo arsyeja e ndarjes?

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!