“Mos u lodhni kot”, Përgjigjia e Arta Vorpsit për gazetarët

schedule08:26 - 15 Nëntor, 2019

schedule 08:26 - 15 Nëntor, 2019

Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari kanë hyrë të dyja mëngjesin e sotëm në Gjykatën Kushtetuese. Gazetarja Esiona Konomi raporton për abcnews.al se Marsida Xhaferri ka mbërritur në zyrë e para, ndërsa Arta Vorpsi punon prej shumë vitesh në Gjykatën Kushtetuese.

Arta Vorpsi e pyetur nga gazetarët që e prisnin para gjykatë tha vetëm: “Mos u lodhni kot”. Ndërsa Marsida Xhaferllari i përshëndeti gazetarët: “Mirëmëngjes dhe ditë të mbarë”.

Marsida Xhaferri u betua një ditë më parë në Presidencë si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, kurse Arta Vorspi nuk është dekretuar nga Presidenti, por ajo u betua paraditen e djeshme  te noterja, veprim ky që ngjalli reagime të ndryshme. /abcews.al