“Mos u çudisni kur të vetëshpallet Mbret”, Bardhi sfidon Bashën: Nëse mbështetet nga 18 deputetë, i 19-i do jem unë

schedule10:53 - 4 Shtator, 2023

schedule 10:53 - 4 Shtator, 2023

TIRANË– Gazment Bardhi tha se Lulzim Bashës i duhet të sigurojë 19 vota të deputetëve për t’u bërë kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Ai tha se kaq vota nuk i siguron dot, ndërsa zgjodhi të sfidojë publikisht atë, duke theksuar se nëse mbledh 18 vota, vota e 19-të do jetë ajo e Gazment Bardhit.

“Paska ambicie për tu bërë kryetar i grupit, në këtë moment i duhet të sigurojë 18 vota deputetësh, vota e 19 do jetë e Bardhit, po e deklaroj publikisht. Kaq borxh i kam për hir të bashkëpunimit që kam pasur me të”, tha Bardhi.

Gjatë deklaratës për gazetarët jashtë sallës së Kuvendit, Bardhi përdori doza ironie ndaj kryetarit të PD-së:

“Do vetëshpallet mbret i Anglisë shumë shpejt. Mos u habisni që të thotë se “jam dhe kryeministër”.

I pyetur për ndryshimet në statut dhe për largimin e Gazment Bardhit nga kryetari i Grupit Parlamentar, Basha para nisjes së sesionit parlamentar tha se këtë post do ta delegojë tek njëri prej nënkryetarëve të PD-së, por pa specifikuar emër konkret.

“Prej ditës së djeshme me shuarjen në fuqi të statutit të PD janë marrë vendimet përkatëse. Për shuarjen kureshtjen tuaj, dua ta deklaroj hapur se si kryetar I PD I ngarkuar nga statuti edhe me detyrën e kryetarit të grupit parlamentar, por i autorizuar për ta deleguar këtë detyrë, kam ndërmend ta delegoj këtë detyrë tek një nga nënkryetarët e partisë, siç ka qenë përherë”, tha Basha./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!