“Mos shpejto të arrish më të keqen”: Çfarë zbuloi policia mbrëmë pas mesnate në Tiranë

schedule08:45 - 7 Nëntor, 2020

schedule 08:45 - 7 Nëntor, 2020

Policia e Tiranës ka vijuar kontrolle të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore në aksin Sauk-Teg dhe në të gjitha rrugët e kryeqytetit.

Sipas bluve të kryeqytetit, dy persona janë arrestuar pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur.

Pavarësisht kontrolleve të shtuara jo vetëm në fundjavë, por çdo ditë, përsëri evidentohen shumë drejtues mjetesh të cilët vijojnë të shkelin rregullat dhe të abuzojnë me shpejtësinë, alkoolin duke rrezikuar jetën e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

“Prej orës 20:00 të mbrëmjes e deri në 01:00 të mëngjesit të sotëm janë evidentuar nga kontrolli me radar 10 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 142 km/h deri 174 km/h , rrezik potencial për aksident rrugor.

U është pezulluar leja e drejtimit 11 drejtuesve të automjeteve të cilët drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, në masën që varionte nga 0.30 mg/l deri në 0.49 mg/l.
Gjithashtu janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 2 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur, në masën që varionte nga 0.55 mg/l deri në 0.68 mg/l”, njofton Policia.

n.d./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!