Për avokatin Ardian Vishaj, vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të mos pranuar vendimin e Kuvendit për shkarkimin e Presidentit ishte një fitore për qytetarët dhe jo për Ilir Metën. Sipas Vishajt Gjykata Kushtetuese me këtë vendim ka dalë mbi palët dhe tregoi që nuk është e kapur.
Ndërkohë Vishaj ka theksuar se Kryetarja e Komisionit të Ligjeve znj.Klotilda Bushka, duhet të japë dorëheqjen për shkak se e humbi këtë çështje të iniciuar nga vetë mazhoranca.
“Që në fillim të kësaj kërkesa ishte e pa mbështetur në prova dhe aspak juridike. Edhe Kuvendi ishte pa opozitë se kështu do dështonte. Edhe Komisioni i Ligjit nuk arritur të dërgonte përfaqësues të mirë ligjor për të mbrojtur gjetjet e tyre. Më vjen keq për vetë kryetaren e Komisionit të Ligjeve. Nuk arriti, dhe është një moment që duhet të japë dorëheqjen se nuk arriti të mbrojë një perfromancë juridike. Humbi.”
“Sot nuk fitoi Ilir Meta. Sot fitoi qytetari ku më në fund, se para një politike të ashpër nëse GJK do ishte në varësi të partisë në pushtet do kishte humbur qytetari.” tha Vishaj.
“Gjykata Kushtetuese nuk është një ishull. GJK ka dhënë një vendim që doli mbi palët” tha Vishaj. /abcnews.al/