Meta kërkon lirinë/ Gjykata e Lartë vendos më 27 shkurt

schedule14:12 - 16 Shkurt, 2025

schedule 14:12 - 16 Shkurt, 2025

Caktohet data për shqyrtimin e rekursit të paraqitur në Gjykatën e Lartë nga presidenti i partisë së lirisë Ilir Meta. Me 27 shkurt në dhomë këshillimi gjyqtarët Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici do të shqyrtojnë jo vetëm rekursin e ish-kreut të shtetit por edhe atë të deputetes Monika Kryemadhi.

Meta mbahet i arrestuar prej tetorit të vitit të kaluar, kërkon një masë më të lehte sigurie, ku një ndër argumentat e theksuara në rekurs, lidhet me faktin qe ai eshte drejtues i forcës së dytë opozitare në vend dhe situatës në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Ish-presidenti dyshohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie lidhur me dosjet e bashkuara Cez-Dia, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!