Një banor i qytetit Kherson, i cili tashmë është nën kontrollin e ushtrisë ruse, thotë se qe prej ditës së djeshme qyteti ka rënë në qetësi.
“Dje askush nuk doli nga shtëpitë e tyre sepse ishte shumë e rrezikshme, por sot njerëzit po dalin jashtë, për të blerë ushqim”, tha Nina (BBC ka vendosur të ruan anonimatin e emrit të banores për arsye sigurie).
KËTU lexoni gjithçka nga lufta sot në Ukrainë
Nina thotë se pushteti lokal i qytetit ka bërë një marrëveshje të pashkruar me ushtrinë ruse, që banorët e qytetit mos provokojnë ushtarët.
Lexo edhe: “Më e keqja nuk ka ardhur ende”: Çfarë paralajmëron gazetari britanik mbi Ukrainën
Çfarë nënkupton provokimi
“Ne kemi disa rregulla për të ndjekur, ta ranë dakord me pushtetin lokal që ne të mos provokojmë. Ne nuk mund të qendrojmë në grup, nuk mund të ngasim makinat shpejt. Nëse ushtria na ndalon ne duhet të jemi të përgatitur për kontrolle, tu tregojmë atyre se çfarë kemi në makinë dhe të mos provokojmë askënd”, tha Nina./abcnews.al/