Kush nuk do të donte një fytyrë të bukur dhe perfekte?! Për këtë më meraklie janë vajzat, të cilat nëse nuk ndjehen komode me pamjen e tyre, nuk ndjehen mirë edhe emocionalisht. Me kalimin e kohës fytyra ka problemet e saj si shfaqja e rrudhave apo edhe dukja e kapilarëve në të. Për këto dhe shumë pika të tjera u diskutua sot me doktoresh Sidita Boriçi dhe pacienten Xhenis Rama në “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi.
Nga njëra anë doktoresha dhe ana tjetër historia e Xhenis tregojnë një tjetër anë të mjekësosë estetike, sidomos kur bashkëpunëtorët janë të duhurit, duke rrëzuar mitet për botox apo fillers.
Xhenis: Unë po ezaurova kërkimet dhe gjeta vendin e duhur. Vetem me një konsult vendosa te bej filler të buzës me doktoresh Gera Taganin në klinikën Anassa. Ka arritur të bëj atë që unë doja, të përmirësoja veten, buza ime nuk ka qenë një buzë inekzistente, por ka qenë e hollë mjaftueshëm dhe kjo më jepte pasiguri.
“Botoxi heq emocionin apo mimikën”, është një mit i rrëzuar?, ishte pyetja që Ermali i bëri doktoreshës.
Ajo tha arrihet edhe pamja maskë, por gjithnjë e më shumë i largohen asaj, duke përdorë baby botox.
“Arrihet edhe pamja maskë, frozen look, por gjithnjë e më shumë po i largohemi asaj. Ndaj po i mëshohemi akoma më shumë baby botox, minidoza të aplikuara në mënyrë strategjike, në mënyrë që muskujt të paraqiten më të relaksuar dhe jo të kemi atë ngrirjen. Mimika akoma qëndron por nuk është aq e shprehur”, tha Boriçi.
Gjatë programit u dhanë disa pamje ku tregohet se si largohet një nishan nga fytyra pa dhimbje dhe me pak minuta. Doktoresh Boriçi tha se heqja I nishanit zgjat deri në 5 minuta, jo më shumë në varësi të madhësisë së tij. Po ashtu u ndalën edhe në aparaturat e reja me lzer si lacer CO2 dhe lazer Candela VBeam, si dy mundësi të shkëlqyera për të trajtuar fytyrën dhe jo vetëm, duke I thënë lamtumirë problemeve me pamjen./abcnews.al