Për pak sa nuk ka përfunduar në përplasje fizike debati mes një mbështetëseje të kryedemokratit Lulzim Basha dhe deputetes Albana Vokshi e aktivistes Evi Kokalari.
Ndërsa deputetja Vokshi dhe aktivistja Kokalari po jepnin një deklaratë për mediat, ato u ndërprenë nga një zonjë e cila pyeste vazhdimisht Kokalarin se ku i gjen paratë për të bërë udhëtimet e saj nga SHBA në Shqipëri.
“Sa rrugë kë bo, Amerikë-Shqipëri? Kush të ka pague ty? Për çfarë arsye mashtro? Mashtruese?” Ishin këto pyetjet që bënin dy zonjat të tensionuara ndërsa Kokalari u kërkonte që të mos preknin me dorë.
Më tej zonjat Kokalari dhe Vokshi u detyruan që të largoheshin ndërsa kjo e fundit shprehej se “kjo është fytyra e vërtetë e Lulzim Bashës.
Kujtojmë se deputetja Vokshi, Evi Kokalari, Edith Harxhi dhe përfaqësuese të LDG shkuan sot në Selinë Blu për të mbajtur mbledhjen e radhës. Ato thanë se brava e derës së zyrës së LDG ishte ndërruar e për këtë arsye mbledhjen e tyre e mbajtën në disa ambiente në katin e parë të selisë. /abcnews.al/