“Mos po e teproj”, Capital T paralajmëron mega hitin e radhës

schedule08:13 - 12 Korrik, 2020

schedule 08:13 - 12 Korrik, 2020

Capital T po korr një sukses të jashtëzakonshëm me albumin e tij më të ri “Skulpture”. Shumë prej këngëve janë publikuar, mes të cilave edhe bashkëpunimi me Ledrin që padyshim u prit mjaft mirë nga publiku dhe që numëron disa miliona klikime në Youtube.

Reperi i njohur ka treguar së fundmi se po planifikon lançimin edhe të një tjetër kënge, që sipas tij do të jetë mega hit. Këtë e ka bërë me dije përmes një postimi në Instagram, teksa shkruan: “Kaniher vet vetes unë po i thom a me lshu edhe ni MEGA a mos pe tepron”.

 

View this post on Instagram

 

Kaniher vet vetes une po i thom a me lshu edhe ni MEGA a mos pe tepron 🤣🤣🤣

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Pak ditë më parë, reperi publikoi në Instagram një video, krahas së cilës shkruante se ndihet krenar për suksesin e “Flawless”, një prej këngëve të albumit, por nuk ka kursyer dhe disa thumba për kolegët e tij. “FLAWLESS jam shumë krenar. Krejt ndryshe prej çka bon industria edhe prap ja dole me triumfu me sukses”, ka shkruar ai krahas videos që ka marrë komente të shumta, shkruan abcnews.al.

LEXO EDHE: “Krejt ndryshe nga të tjerët”, Capital T krenar me veten, ka një mesazh për kolegët

Capital T ka treguar se pjesa e dytë e albumit do të përmbajë dhe 8 këngë të tjera, mes të cilave 4 janë bashkëpunime, për të cilat reperi ka zbuluar detaje së fundmi. Ai deklaroi se njëri prej bashkëpunimeve do jetë me Vig Poppën si dhe një tjetër me reperin e njohur grek Mente. /abcnews.al/