Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Mos përdorni simbolet e UÇK në protestë”/ Veteranët e luftës: Nuk kemi dhënë asnjë autorizim

schedule17:03 - 10 Qershor, 2026

schedule 17:03 - 10 Qershor, 2026

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së nuk ka asnjë lidhje me individët që u shfaqën në protestën në Shqipëri me flamurin e UÇK-së.

Ky është reagimi i ardhur nga Veteranët, duke u distancuar nga organizimi në Tiranë.

Ata thonë se ka personat që flasin në emër të veteranëve të luftës çlirimtare, por theksojnë se ky pretendim është i rremë dhe se askush nuk është bashkërenduar me selinë e tyre në kryeqytet.



“Stema e UÇK-së nuk është dekor politik. Është simboli i një lufte të drejtë çlirimtare të paguar me gjak, i mbajtur nga gra e burra që dhanë gjithçka për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës. Kudo që shfaqet, mbart peshën e asaj sakrifice dhe kjo peshë nuk mund të huazohet për agjendën ditore të dikujt.”

Veteranët e luftës çlirimtare kërkojnë që emri dhe simbolet e UÇK-së të trajtohen me integritet dhe të jetë hera e fundit që ato keqpërdoren.

Në protestat që po mbahen në Tiranë janë shfaqur prej ditësh flamuj dhe simbole me tre shkronjat e luftës çlirimtare, por qartazi pa miratimin e atyre që luftuan për liri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!