Mos paragjykoni kinezët, Veliaj: Nuk mbartin koronavirusin, unë kam qenë në Kinë më shumë se ata

20:03 | 13/02/202020:030

Në Shqipëri jetojnë dhe punojnë dhjetra kinezë, të cilët janë më shumë të angazhuar në tregti apo në rrjetet e restoranteve të tyre tradicionalë.

Pas epidemisë vdekjeprurëse të koronavirusit, ata po përballen me dëme ekonomike sepse klientët u rrinë larg nga frika, e jo vetëm kaq, por ju largohen edhe kur i shohin në rrugë.

Numri më i madh i qyetarëve kinezë në vendin tonë është përqëndruar në Tiranë. Ndaj kryebashkiaku Veliaj bën thirrje për të mos i diskriminuar ata.

“Kryetari i bashkisë së Tiranës ka qenë në Kinë 10 vitet e fundit më shumë sesa kinezi mesatar që jeton në Tiranë. Është dahsur unë më shumë të jem në Kinë sesa kinezi tradicional te ‘Medreseja’. Kështu nëse ëhstë dikush për tu paragjykuar duhet të jem unë se kam qenë më shumë në Kinë. Paranoja dhe histeria nuk ka vend në qytetin tonë”, tha Veliaj.

Shumë nisma ndërkombëtare janë ndërmarrë për të mbrojtur qytetarët kinezë nga diskriminimi këto javë. Por ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Zhou Ding, përgëzon sjelljen e shqiptarëve.

“Ne ndihemi shumë ngrohtë nga mbështetja juaj në këtë betejë të popullit kinez kundër koronavirusit. Në këto momente, në disa qytete të vetëquajtura si metropol po shfaqen veprime përjashtuese dhe diskriminuese ndaj kinezëve apo aziatikëve, çka është trishtuese, por në Tiranë njerëzit kanë shprehur solidaritet”.

Deri më tani, virusi vdekje prurës ka shkaktuar vetëm një viktimë jashtë Kinës, ndërsa brenda vendit numri i të vdekurve ka shkuar në 1350. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono