“Mos neglizhoni vaksinat”, apeli i mjekëve për prindërit: Rrezikoni fëmijët tuaj!

schedule15:43 - 22 Prill, 2024

schedule 15:43 - 22 Prill, 2024

Mos prisni të  shpërthejnë  sëmundjet  për të vaksinuar fëmijët.  Apeli iu shkon prindërve nga mjekët pediatër  në javën europiane  të ndërgjegjësimit  për rëndësinë e  imunizimit  në parandalimin e  sëmundjeve dhe mbrojtjen e jetës.

Kështu ndodhi me fruthin  që pas përhapjes së infeksionit  shumë prindër  nxituan për ti  vaksinuar fëmijët e tyre.  Niveli I vaksinimit  tek moshat 1 dhe  5 vjeç   sipas  Insitutit të Shëndetit Publik u rrit me  afro 30%.

Në vendin tonë mjekët thonë  se  përgjithësisht  ka një përthithitje të mirë të vaksinave përveç   asaj të fruth, rubeolës dhe shytave  të cilën shpesh prindërit e  lidhin me autizmin dhe e shynë deri sa fëmija të thotë fjalët e para.

Megjithëkëtë  sipas   Organizatës Botëore të Shëndetësisë  rajoni  mbetet nën ndikimin e paprecedentë të pandemisë  dhe  tre vitet e fundit  më shumë se 1.8 milion fëmijë  kanë humbur vaksinimin kundër fruthit   pasojë e të cilës ishte rritja e numrit të rasteve me  fruth  me 60%.

Neglizhenca e vaksinave të kalendarit  po e përball botën  me rrezikun e rikthimit të disa sëmundjeve.    Në Shqipëri për ta parandaluar  institucioneve  arsimore iu është kërkuar  të  mos të jejojnë   në kopshte dhe shkolla fëmijë pa certifikatën e vaksinimit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!