“Mos na ofendoni”, Verratti: Futbolli është pasioni ynë, lërini të qetë lojtarët e rinj

schedule16:00 - 27 Mars, 2022

schedule 16:00 - 27 Mars, 2022

Italia u eliminua nga Maqedonia e Veriut në fazën “Play-Off” të Botërorit, një dramë e vërtetë në familjen italiane.

Tifozat vazhdojnë të jenë të mllefosur me kombëtaren e tyre për këtë skualifikim nga “Katar 2022” që fatkeqësisht është i dyti radhas që Azzurrët nuk shkojnë në Botëror.

Shumë lojtarë me në krye edhe Roberto Mancinin janë vënë në qendër të kritikave nga tifozët. Për këtë ka reaguar edhe Marco Verratti i cili u ka kërkuar tifozëve që të mos ofendojnë lojtarët, sepse edhe në jetë dhe në futboll pavarësisht humbjeve apo fitoreve ne vazhdojmë të luftojmë fort, pasi futbolli është pasion.

Ndër të tjera mesfushori italian kërkoi gjithashtu nga tifozët që të lënë të qetë lojtarët e rinj, pasi duke i kritikuar i vënë nën presion.

“Dua të falënderoj të gjithë, stafin, lojtarët dhe të gjithë ata që punojnë me pasion dhe entuziazëm rreth Kombëtares. Fatkeqësisht, në jetë dhe në futboll, jo gjithmonë shkon ashtu siç e kishin planifikuar pritshmëritë, objektivat dhe ëndrrat e tua. Zhgënjimi është i madh, por tashmë kemi treguar se me punë, pasion dhe zemër çdo gjë është e mundur. Pra, në jetë apo në futboll, ashtu si pas një fitoreje të madhe verën e kaluar ose një disfate të madhe, ne duhet të vazhdojmë të luftojmë. Futbolli është pasioni ynë dhe jam i sigurt se do të vazhdojmë të japim gjithçka për të fituar momente më të kënaqshme së bashku”, tha Verratti.

Italia u kurorëzua kampione e Evropës vetëm tetë muaj më parë dhe vendosi një rekord të ri botëror të pamposhtur, por pavarësisht vetëm katër humbjeve në kohën e Roberto Mancinit, tifozët dhe mediat janë kthyer me shpejtësi ndaj Azzurrit.

“Diçka e fundit: nuk mendoj se mënyra më e mirë për t’u marrë me këtë është të fyesh të gjithë, sepse secili prej nesh u përpoq të jepte gjithçka, për fat të keq nuk mjaftoi. Mbi të gjitha, ju lutemi lërini lojtarët më të rinj të qetë, nëse vërtet dëshironi, na fyeni ne djemtë ‘më të vjetër’, sepse ndonjëherë harroni se ne jemi njerëz si ju, njerëz normalë, dhe se edhe ne ndjejmë emocionet më të mëdha në gjërat më të vogla”, përfundoi Verratti.

Kujtomjë se mesfushori i PSG-së është larguar nga grumbullimi i kombëtares italiane, teksa ka udhëtuar drejt Parisit për t’iu bashkuar skuadrës franceze, ndërsa nuk është bërë akoma e ditur se cila është arsyeja që lojtari ka “braktisur” Azzurrët.

/f.a/abcnews.al