“Mos na mbushni mendjen të ndjekim të vdekur”, Rama për Bashën: Ai që mungon këtu ka të njëjtin fjalor

schedule12:36 - 21 Prill, 2022

schedule 12:36 - 21 Prill, 2022

Kanë rifilluar debatet në Kuvend pas pushimit prej 5 minutash që u kërkua nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Pas ish-kryemistrit Sali Berisha, fjalën e ka marrë kreu i qeverisë që i kujtoi edhe një herë opozitës se nëse zgjedhin ish-liderin në krye, marrëveshjet me partinë e tyre do të ndërpriten.

Duke iu referuar Berishës si një i vdekur politik, Rama tha se nëse do të kthehej pas në kohë, edhe 10 herë të tjera do të bënte të njëjtën gjë me ndryshimet kushtetuese për të shmangur që “një i vdekur të merrte në peng dynjanë.”

“Ca nga bota tjetër, ca janë mbi kufomat e botës tjetër. U dëgjua një zë nga kjo botë. Mediu se duhet të vihen disa pika mbi. Me shpirtrat e vdekura, nuk është fare fusha ime. Mediu, unë dua ta përdor këtë për të ilustruar atë që thashë. Zgjedhja me konsensus, meritë e PS. I kishim votat për të bërë ndryshe, dhe nuk zgjodhëm të bënim ndryshe. Ka të vdekur që janë të gjallë, ka të gjallë që janë të vdekur. Përgjegjësia e atyre që i ndjekin pas duke kujtu se është gjallë. E përpiqen t’u mbushin mendjen të tjerëve. Është e drejta juaj, shpirti juaj i lirë, që të zgjedhin të vdekurin për ta prirë, por ne kemi të drejtë të refuzojmë çdo komunikim me të vdekurit. Kutërbojnë mes skenës politike…”

Po ashtu, kreu i qeverisë përmendi edhe Lulzim Bashën, i cili nuk ndodhet sot në sallë, duke kujtuar se retorika e tij është e ngjashme me atë të Berishës.

“Ai që mungon këtu për 8 vite, përsëriti të njëjtat gjëra, me të njëjtën fjalor, përqeshjet, cinizmat, gjuha e të vdekurit që vazhdon. Rishiko (Alibeajt) gjuhën që të mos flasësh si i vdekuri.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!