“Mos na ço në përplasje”, Abdixhiku replikë me Kurtin: Presidenti Vuçi të ka futur në “kurth”

schedule13:40 - 2 Qershor, 2023

schedule 13:40 - 2 Qershor, 2023

PRISHTINË- Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku tha se Kurti me aktet të papërgjegjshme në veri po kthen aleatët perendimorë kundër shtetit të Kosovës.

Nga Kuvendi, Abdixhiku theksoi se Presidenti i Serbisë e ka futur ne kurth Kurtin, pasi ky i fundit ka nënshkruar një marrëveshje, e cila është e obligueshme dhe që lidhet me vetëmenaxhimin  e serbëve.

“Kurti po kthen aleatët kundër Kosovës. Aleksandër të ka vendosur në kurth, të ka vendosur një marrëveshje që të është bërë kriter evropian për çdo gjeneratë të ardhshme, ti e ke sjellë vetë menaxhimin në Republikën e Kosovës sa të ketë Kosovë. Autonominë e ke sjellë ti. Autonomia e ka emrin Albin Kurti në Kosovë. Kë renë në grackën e propagandës. Ajo është marrëveshje obligative për ty, ne, dhe të gjithë ata që vijnë në këtë Kuvend”, tha ai.

Ai i kërkoi Kurtit të mos i çojë në përplasje, pasi opozita dhe konkretisht LDK-ja nuk do të pranojë kurrë “ftohjen” e raporteve të Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sa herë dështon në shëndetësi, ekonomi, arsim, drejtësi, ju kanë dështuar krejt ligjet ju bëni veprime të tilla për të rritur pak populizëm, me çfarë kostoje? Të marrësh vërejtje publike nga sekretari amerikan, që ty të duket tallje? Kjo është tradhti. Kjo është tradhtia e Kosovës. Je vetëm, na ke përballë. Mos na injoro, mos na sill në përplasje, por në përplasje biem për këtë çështje”, tha ai./n.m.abcnews.al