Mos harroni çadrat, parashikimi i motit për sot

schedule07:11 - 10 Dhjetor, 2022

schedule 07:11 - 10 Dhjetor, 2022

Shqipëri

Kushtet e paqëndrueshme atmosferike do të diktojnë motin në vendin tonë përgjatë gjithë 24orëshit, duke sjellë vranësira të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu gjatë paradites.

Ndërsa në orët vijuese vranësirat do të zhvillohen, duke bërë që reshjet të bëhen më të dukshme në të gjithë territorin.

Por më të shumta shirat do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 20°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor – Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 5 ballë.

Kosovë

Pjesa e parë e ditës në Kosovë do të jetë në dominimin e vranësirave të shumta dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime. Ndërsa në orët e pasdites dhe mbrëmjes prite që vranësirat të shtohen gradualisht në të gjithë territorin duke krijuar mundësi për reshje shiu.

Maqedonia e Veriut

MV në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta nëm të gjithë territorin, por nuk priten reshje në vend. Ndërsa gjatë mesditës dhe në vijim parashikohet që vranësirat të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje shiu, ku më të dukshme do të jenë në orët e mbrëmjes.

Rajoni dhe Europa

Mbeten vranësirat e shumta dhe reshjet e dendura të dëborës në Europën Veriore dhe Lindore. Gjithashtu pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, i cili do të gjenerojë reshje të konsiderueshme. Ndërsa Gadishulli Iberik dhe pjesërisht Qëndra e kontinentit do të jenë me kthjellime dhe kalime vranësirash

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!