“Mos e quani më kampionat i çmendur, edhe me dorë nuk bëhej kështu”

schedule22:14 - 11 Nëntor, 2019

schedule 22:14 - 11 Nëntor, 2019

Sulejman Starova, pjesë e panelit të emisionit Pressing që transmetohet në ABC News, ka analizuar atë që ndodh në Superiore, nga ndeshjet, te skuadrat në veçanti. “Termi i çmendur nuk duhet përmendur më. Partizani duket ekipi më i kompletuar. Përmendet gjyqtarin dhe Partizanin nuk ia dhanë një dhe ikën dy pikë”, tha fillimisht trajneri njohur.

Edmond Gëzdari është një tjetër i ftuar në emision dhe ai shpreh habinë e tij për renditjen e Superiores deri më tani: “Këtë klasifikim dyshoj ta kem parë ndonjëherë, që vendi i tretë nga fundi është 6 pikë me vendin e parë. Klasifikim interesant. Partizani do kalojë më përpara. Tirana, Teuta e Laçi do jenë ekipet që do e bëjnë kampionatin sivjet”.

Ermal Tahiri mori fjalën më pas:  “Edhe me dorë nuk do ishte bërë kështu renditja e kampionatit. Laçi e Skënderbeu morën fitore. Kurbinasit ishin në formë, e kishim thënë edhe në javët e mëparshme. Korçarët morën një fitore fantastike në Ballsh. Ekipet e tjera janë aty. S’e kemi parë këtë renditje, diferencat janë shumë të vogla mes ekipeve”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!