Atletico Madrid-Barcelona është sfida më spektakolare e ditës së nesërme në La Liga. Të ndër ekipet më të forta të futbollit iberik do të ndeshen mes tyre të shtunën (21:00).
Trajneri i ekipit “Colchoneros”, Diego Simeone flet në konferencën për shtypin rreth talentit Joao Felix, teksa analizon edhe sfidën ndaj skuadrës katalanase.
“Joao do të jetë Joao, ai po shkruan historinë e tij. Po rritet nga dita në ditë dhe kjo gjë na lumturon e na krijon entuziazëm. Joao ndryshon nga Leo Messi dhe nuk është diçka e mirë të bëjmë krahasime mes lojtarëve.
Të dy flasin gjuhën e kampionit, por Messi ka një histori të jashtëzakonshme. Joao ka kohë për të mbërritur te ajo çfarë ka bërë ‘pleshti’.
Barcelona? Si gjithmonë do të jetë një ndeshje e bukur, e vështirë, me shumë ide tekniko-taktike dhe detaje që do të bëjnë diferencën.
Duhet të jemi të aftë të bëjmë ndeshjen tonë dhe të shfrytëzojmë pikat tona të forta. Suarez? Donte shumë të luante në këtë ndeshje, por nuk e lejoi Covidi.
Një mungesë e rëndësishme për ne, por e kemi të qartë se mund të zhvillojmë një ndeshje të madhe edhe pa Suarez”, deklaron Simeone. /abcnews.al